rat-640x358

Ka shumë tregime për krijesa të papritura që janë futur në tualete, të tilla si gjarpërinj, bretkosa dhe madje edhe minj.
Kështu, a e dini se sa e lehtë është për një mi që të futet në tualetin tuaj? Sipas National Geographic kjo është me të vërtetë shumë e lehtë, transmeton Lajmi.net.
A e dini se minjtë mund ta mbajnë frymën për rreth tre minuta? Madje ata përdridhen aq shumë për tu futur edhe në vrimën më të vogël.
Shikojeni këtë video të lëshuar nga National Geographic, që tregon se sa lehtë një mi mund të futet në tualetin tuaj:

image10-530x353

 

Mbrëmja e së enjtes ishte një datë e shënuar në kalendarin e eventeve VIP të Tiranës. Sinan Hoxha, një prej emrave më të lakuar të skenës shqiptare, me një karrierë të gjatë e shumë të suksesshme mbi supe, celebroi në martesë dashurinë e tij 2-vjeçare me bukuroshen nga Kumanova, Andrra Destani. Në një festë me 350 të ftuar, ku shumica ishin personazhe publike, Sinani dhe Andrra i thanë “PO”-në e përjetësisë njëri-tjetrit. Ata iu përgjigjën njëzëri pyetjes së punonjëses së Bashkisë, Eda Turku, fjalët e së cilës shoqëroheshin nga tingujt e bukur të pianos mbi të cilën luante i madhi Robert Radoja. Ceremonia që nisi në orën 20:00 të së enjtes u organizua nga “Geraldina Sposa”, ndërsa për ndriçimin u kujdes Eptan Lohja, ndaj jo më kot çdo element ishte i kuruar në detaje… Nusja hyri në sallë me një fustan të stilistit Valdrin Sahiti, ndërsa gjatë mbrëmjes veshi një prej brand-eve të njohura të “Geraldinës”… Hyrja e çiftit u shoqërua me ovacione të shumta, ndërkohë që luhej “Love me like you do” nga violinçelisti Iljard Shaba. Këngëtarja që hapi dasmën ishte Artiola Toska, e cila përmbushi kështu një pretim që i kish bërë kolegut të saj në muzikë vite më parë. Përpara se të fillonte muzika, Sinani kërkoi fjalën për të falenderuar të gjithë miqtë e tij nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i zi e deri në Australi. Ai tha se në këto 16 vite karrierë, është mësuar të jetë një mik i mirë për të gjithë, ndaj dhe ju lut që vetëm për atë natë të harronin inatet e vjetra dhe të gëzonin të gjithë me njëri-tjetrin. Ishin Rozana Radi dhe Soni Malaj, dy mikeshat e ngushta të këngëtarit ato që hapën dasmën me kërcimet popullore. Por siç mund ta merrni me mend, nata ishte shumë e gjatë dhe mikrofoni kaloi dorë më dorë nga Artiola Toska tek Bujar Qamili, Shyhrete Beluli, Sinan Vllasaliu, Ramadan Krasniqi, Muharrem Ahmeti, Ermal Fejzullahu, etj. E duke i shkuar përmbas traditës, të gjithë të ftuarit dorovisnin me para çiftin e ri sa herë çohej për të kërcyer. Nga një përllogaritje e burimeve të “Bluetooth” në dasmë, mendohet të jenë hedhur më shumë se 15 mijë euro.

Të ftuarit
Sikundër thamë edhe më sipër, të ftuar në dasmë ishin emra të njohur të skenës duke nisur nga: Irma Libohova, Manjola Nallbani, Gili, Shyhrete Beluli, Gjyste Vulaj, Greta Koçi, Genta Ismajli, Gold Ag, Nora Istrefi dhe Robert Berisha, Ermal Fejzullahu, Maja Aliçkaj, Lori Kaçka, Marjola Kaçani, Ylli Baka, Xhavit Dedej, Muharrem Hoxha, Bujar Mera, Rita Lati, Roza Lati, Sejfulla Myftari, Samanta Karavella, Joni Peçi, Inis dhe Ingrit Gjoni, Çiljeta Xhilaga, Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi, Olti Curri, Zaimina Vasjari, Elgit Doda, Noizy, Kastro Zizo, Valbona Mema, Valbona Halili, Sinan Vllasaliu, Vjollca Haxhiu, Ryva Kajtazi, Rozana Radi, Soni Malaj, Seldi Qalliu, Klodiana Shala, Armand Peza, Dhurata Dora, etj.
Torta
Një nga elementët e veçantë të mbrëmjes, ishte ai kur nusja dhe dhëndri do të prinin tortën e realizuar mjeshtërisht nga pastiçeria “Mon Amour”… Ky moment emocionues për të gjithë të pranishmit, veçanërisht për protagonistët kryesorë dhe familjarët e tyre u shoqërua me një spektakël fishekzjarresh që zgjati për disa minuta.
Nusja dhe dhëndri
Andrra Destani, vendosi të lërë përfundimisht Gjermaninë ku jetonte prej shumë vitesh me familjen për t’u zhvendosur në Tiranë krah njeriut të saj të zemrës. Bukuroshja me tipare tipike mesdhetare, ka përfunduar studimet bachelor për mjekësi dhe pasioni i saj i dytë është modelingu, për këtë shkak i ka kushtuar një rëndësi të veçantë edhe dukjes së saj në këtë ditë, duke përzgjedhur plot katër fustane nga stilistë të njohur në biznesin e nusërisë. Në ndryshim nga dhëndri, i cili i ka qëndruar besnik veshjes së Armanit… Për imazhin e nuses u kujdes make up artist-ja e njohur, Frida.
Dhuratat
Ajo që ra në sy gjatë mbrëmjes së të enjtes ishte zëvendësimi i dhuratave me zarfe elegantë… Siç duket, të ftuarit kanë qenë të gjithë në një mendje dhe kanë lënë që çifti t’i zgjedhë vetë dhuratat.
Ceremonitë
Duke qenë se prej 45 ditësh, ai ka qenë çdo mbrëmje i angazhuar në koncerte live, dhëndri më i ri i skenës shqiptare, Sinan Hoxha, zgjodhi që ta marrë me helikopter nusen e tij, jo për të treguar luksin në të cilin jeton, sesa për të shmangur udhëtimin 6 orë me makinë (drejt Kumanovës, 12 orë vajtje-ardhje), i cili do të sillte jo pak lodhje për çiftin e ri. Nusja kremtoi për një javë me familjarët e saj fundin e beqarisë, një traditë që njihet si Kanagjegj. Ndërkohë që dhëndri bën dy ceremoni në Tiranë. Një krah miqve të tij artistë dhe jo vetëm dhe një tjetër me familjarët ditën e diel. Në total numri i të ftuarve në këto ceremoni kap shifrën e 1000 personave. 1000 vetë që përkthehen në 1000 urime për çiftin e ri të showbiz-it shqiptar, të cilit i bashkohet edhe urimi ynë me dëshirën për një jetë të gjatë e të lumtur krah njëri-tjetrit dhe fëmijëve që do të sjellin në jetë.

hunda-700x3571

 
hunda-700x3571
Thuhet se, forma e hundës nxjerr në pah karakterin e njeriut. Nëse doni të dini se çfarë lloj personi është dikush, vëzhgoje mirë hundën e tij dhe ju do të gjeni tiparet kryesore të karakterit. Por, sa janë në gjendje individë të ndryshëm të lexojnë personalitetin e njeriut, përmes formës së hundës?

Forma e hundës ndryshon me rritjen e moshës dhe është e ndryshme te njerëz të ndryshëm. Ajo mund të jetë hundë e drejtë, hundë e harkuar, hundë tatëpjetë e theksuar, hundë e shkurtër, hundë e trashë, hundë e rrafshët, hundë me gungë, të cilat zbulojnë pikat vendimtare për personalitetin e njeriut.

Besimet antike shpjegojnë se, hunda e madhe simbolizon fuqinë dhe forcën, ndaj dhe këta persona janë më tepër rezistues ndaj alergjive, sesa ata me hundë të vogël. Ndërsa kinezët thonë se, sa më të dalë ta kesh hundën, aq më shumë do të kujdesesh që t’i bësh punët mirë dhe të vëresh me kujdes çdo detaj. Këta njerëz janë të ndjeshëm për gjëra të vogla dhe kanë gjithnjë plane. Ndërsa njerëzit me hundë të vogël janë të dhënë pas perfeksionit, por kërkojnë dobinë dhe praktikën. Njerëzit me hundë të vogël nuk përqendrohen te detajet, por te gjërat e mëdha.

Hunda klasike e drejtë dhe e ngushtë zbulon një person të frymëzuar, por shumë funksional, që ka aftësi organizative. Këta janë njerëz, të cilët në kohën e krizës është mirë t’i kemi pranë. Njerëzit me hundë “greke” nuk i kap paniku, ata dinë të mendojnë logjikisht dhe emocionet i mbajnë për vete. Në punë janë shumë efektivë.

Njerëzit me një hundë të gjerë janë të moderuar, nuk nxitojnë në marrjen e vendimeve dhe kanë një aftësi të fortë për të ndikuar mbi të tjerët. Ndërsa njerëzit, të cilët kanë një hundë të lakuar, pak në rënie, si sqep shqiponje, shpesh krijojnë rrugët në jetën e tyre dhe nuk ndjekin të tjerët. Ata nuk kërkojnë aprovimin e të tjerëve dhe kanë prirje të jenë rebelë

shkenda-620x330 (1)

Shkëndije Mujaj pa dyshim se është atraksion për të pasmet që ajo i zotëron, jo vetëm në shoubiz, por edhe në organizime private familjare.
Bukuroshja seksi ka publikuar disa video duke vallëzuar në një dasëm.
Një fustan i kaltërt i ngushtë për trupi që nxirrte në pah të pasmet e saj, ashtu sikurse vallëzimi seksi e bënë që ajo të jetë në qendër të vëmendjes.
Kështu vështirë që mysafirët dhe vet dhëndrri mund ta ketë shikuar nusen.

vildane-50-540x330

 
Modelja e famshme shqiptare, Vildane Zeneli, së bashku me reperin 50 Cent kanë filluar një bashkëpunim të ri, të cilin pak njerëz mund të thuhet se e kanë pritur.
50 Cent dhe Vildane Zeneli do të jenë fytyrat e fushatës së Effen Vodka, e cila tashmë ka filluar në qytetet më të mëdha të SHBA-ve duke e përfshirë edhe New Yorkun.
Ka qenë vetë 50 Cent ai që e ka postuar një fotografi të një billbordi gjigant që është shfaqur në SHBA, në të cilin reperi shihet duke pirë një gotë vodka në praninë e modeles së famshme shqiptare Vildane Zeneli.
Më pas reperi amerikan e ka postuar edhe një fotografi tjetër në të cilën shihet modelja shqiptare duke puthur në faqe 50 Cent-in, ndërsa ai shkruan se efektet e pijes kanë bërë që t’i ndjejë të rrahurat e zemrës së Vildanes dhe atë që ajo e do nga ai.
Suksesi i modeles shqiptare Vildane Zeneli pritet të shtohet edhe më tej, sidomos kur shihet qartë se ajo tashmë është e rrethuar nga artistët e famshëm amerikan që janë të njohur në tërë botën.50-cent-2

vildane-50-540x330

1813-620x330

Në një video që është publikuar në YouTube nuk e zbulon shkakun e saktë të konfliktit, por definitivisht shpjegon, ndër të tjera, pse shumica e rusëve kanë të vëndosur kamera nëpër automjetet e tyre.
Policia e Novokuznetsk ka ngritur urdhër arresti ndaj një personi të panjohur të armatosur, pasi ai vetë vendosi për të zgjidhur mosmarrëveshjet me një sëpatë dhe një armë.

propozim2

Një djalë 25 vjeçar me emrin Matthew Picca një javë më parë ndodhej me të fejuarën e tij 24 vjeçare Kayla Harrity, për pushime në Southport të Anglisë.
Kishte vendosur që t’i propozonte për martesë, por diçka shkoi keq.
Ndodheshin në Old American Fish, kur i riu i ulur në gjunj i tregoi unazën. Gabimisht unaza ra mes të çarave të urës dhe përfundoi në ujë.
Që të dy mbetën të bllokuar dhe nuk thanë asnjë fjalë.
“Gjatë kohës që hapja kutinë, unaza u rrëzua dhe përfundoi në det. As nuk arrita që t’a shikoja. Mbulova fytyrën me duar dhe nisa të qaja sepse e dija që i fejuari im ishte i dëshpëruar”, thotë Kayla.
Fatmirësisht disa persona të pranishëm panë çfarë ndodhi dhe u hodhën në ujë me shpresën se do e gjenin unazën, mes tyre edhe motra e Kayla.
Pas afro një orë e gjysmë kërkimesh, më në fund unaza u gjet. Personi që e gjeti quhet Kyle Fard dhe u bë kumbar i lumturisë së tyre.
Menjëherë pasi përfundoi ngjarja, shumë nga të pranishmit bën propozimin për martesë, “Bëje propozimin prapë”.
Matthew u ul në gjunj sërish, por kësaj radhe arriti që ta vendosë siç duhet në gisht.
propozim31

propozim3

propozim2

cift16

cift1

propozim3-620x330

Post Navigation